Ka ndodhur

Kakavijë, 36-vjeçari tenton të hyjë me 240 mijë euro në kufi

Gazeta Si – Policia Kufitare e Rinasit ka regjistruar një rast të rëndë të mosdeklarimit të shumave të konsiderueshme të parave në pikën e kalimit kufitar.

“Shërbimet e Policisë Kufitare të Rinasit kanë goditur një tjetër rast të mosdeklarimit në pikën e kalimit kufitar, të shumave të konsiderueshme të parave”, thuhet në njoftimin e policisë.

Bëhet fjalë për G. S., 36 vjeç, banues në Krujë, i cili tentoi të hynte në Republikën e Shqipërisë, duke futur në mënyrë të paligjshme 240 000 euro, pa i deklaruar siç kërkohet nga ligji.

Policia thekson se ky rast u zbulua përmes kontrolleve të imtësishme në hyrje/dalje të vendit, përdorimit të pajisjeve bashkëkohore, analizës së riskut dhe intervistimeve të thelluara, si dhe verifikimeve të detajuara të dokumenteve të udhëtimit.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë