Ka ndodhur

Kakavijë, 26-vjeçari tenton të kalojë me mbi 24 mijë euro të padeklaruara drejt Greqisë

Gazeta Si – Një 26-vjeçar është proceduar penalisht, pasi tentoi të hynte në pikën kufitare të Kakavijës drejt Greqisë me 24.800 euro, të cilat nuk i deklaroi.

Policia tha se në dalje të vendit, u kalua për kontroll në vijë të dytë, shtetasi S. T., në çantën e të cilit u gjetën 24 800 euro që ai po tentonte t’i nxirrte nga Shqipëria pa i deklaruar, siç e përcakton ligji. 

Në vijim të veprimeve procedurale për këtë rast, u sekuestrua shuma e parave dhe u referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin S. P., 26 vjeç, banues në Terihat, Dropull.

Ky shtetas akuzohet për veprën penale “Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe sendeve me vlerë”


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë