Ushqim

Kajsia, fruti që pastron gjakun

Kajsia është një frut i pasur me vitamina, sidomos me vitamina A dhe C. Prania e lartë e mineraleve si e kalciumit, fosforit, natriumit dhe hekurit e bën atë një aleate të fortë në rastet e anemisë, lodhjes dhe sidomos ndihmon në aktivitet fizik gjatë muajve të verës.

Përveç përdorimit në kuzhinë për përgatitjen e ëmbëlsirave të ndryshme, kajsia renditet edhe si një frut kurues. Ajo përmban rreth 14 për qind sheqerna, në frutat e thata sasia e sheqerit arrin deri në 60 për qind. Thelpinjtë janë të pasur me albumina deri 28 për qind dhe me vajra deri 55 për qind. Frutat e kajsisë janë të shijshme, aromatike dhe pëlqehen nga të gjithë. Ato luajnë një rol të rëndësishëm në pastrimin e gjakut.

Frutat e kajsisë përdoren të freskëta ose të thata, si dhe të përpunuara në trajtë kompostoje, reçeli dhe lëngu. Fruta e freskët ka vlera të mira ushqimore. Ajo përmban rreth 14 për qind sheqerna, acide organike, albumina, pektinë, kripëra minerale si, fosfor, kalcium, vitamina të ndryshme si provitamina A, vitaminë B1, B2, C etj. Në frutat e thata sasia e sheqerit arrin deri në 60 për qind.

Kajsitë janë ushqim i çmueshëm për ata që vuajnë nga sëmundjet e mëlçisë. Ndërsa bërthamat e kajsisë përdoren kundër dhimbjes së kokës. Për këtë qëllim ato hahen me mjaltë për t’u tretur më lehtë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë