Nga Gazeta 'Si' - Zëdhënësja e BE-së, Anitta Hipper në konferencë për media ka njoftuar se ditën e nesërme Përfaqësuesja e Lartë e Bashkimit Europian, Kaja Kallas pritet të takohet me liderët e Kosovës dhe Serbisë.
E pyetur nëse ky takim do të bëhet në kuadër të dialogut, Hipper mohoi një gjë të tillë.
“Ky nuk është takim në kuadër të dialogut”, tha zëdhënësja e BE-së.
Nesër në Bruksel pritet të qëndrojnë liderët e 6 vendeve të Ballkanit Perëndimor. Ata do të kenë takim edhe me Presidentin e KE-së Antonio Kosta. Nuk dihet se në çfarë niveli do të përfaqësohen 6 vendet perëndimore atje.
Deri tani pjesëmarrjen në Bruksel e ka konfirmuar Presidenti i Serbisë i cili në një konferencë për media ka thënë se në kryeqytetin europian do të jetë edhe kryeministri i Kosovës Albin Kurti.
Nga ana tjetër nga Qeveria e Kosovës nuk ka ende ndonjë njoftim.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.