Nga Gazeta ‘Si’- Pas Tiranës, shefja e politikës së jashtme europiane, Kaja Kallas, vizitoi Bosnje-Hercegovinën ditën e sotme (9prill).
Aty ajo dha një mesazh të fortë kundër përpjekjeve të Milorad Dodik, liderit serb të Republikës Srpska, ndaj të cilit është kërkuar urdhër-arrest ndërkombëtar dhe përpjekjeve të tij për të minuar rendin kushtetues të Bosnje, njëkohësisht i shpallur ‘non grata’ nga SHBA-të, sikurse edhe Sali Berisha në Shqipëri.
Përpjekjet për ngritjen e gjykatave të veçuara dhe autoriteteve të mbrojtjes në këtë entitet, Kallas i cilësoi si veprime që tentojnë të ndajnë Bosnjen dhe se nuk do të tolerohen.
Kaja Kallas, përfaqësuese e lartë për politikën e jashtme të BE.
“Unë mund t’ju siguroj se BE-ja është e përkushtuar ndaj rrugës së Bosnjë-Hercegovinës në BE, si dhe sigurisë dhe stabilitetit të rajonit. Kushtetuta e Bosnje-Hercegovinës është gur themeli i paqes këtu dhe ajo duhet respektuar. Çdo veprim që cenon integritetin territorial, sovranitetin dhe rendin kushtetues apo institucionet shtetërore është i rrezikshëm dhe i papranueshëm.
Në veçanti, legjislacioni dhe iniciativat e fundit në entitetin e Republika Srpska minuan punën e institucionit të këtij vendi dhe ofrimin e shërbimeve publike. Ato kërcënojnë gjithashtu liritë themelore të të gjithë qytetarëve. Mirëpresim zyrtarët publikë, gjyqtarët dhe oficerët e policisë, të cilët i kanë rezistuar presionit politik për t’u tërhequr nga institucionet e nivelit shtetëror”, tha ajo.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.