Ekspozite

‘Kadare – Dorëshkrime dhe letërkëmbime të panjohura’. Ekspozita me dokumente të rralla të shkrimtarit

Nga Gazeta ” SI” “I nderuar Zotëri, në emër te “Akademie der Kunse” , kemi kënaqësinë  t’iu përcjellim ftesën, për të  qënë  pjesë  e “ Takimit të  Artistë ve Europianë ” i cili do të  mbahet në  Amsterdam me 10-14 Dhjetor 1987. Ftesa zyrtare nga “ Netherland Theatre Insitue” , duhet t’iu ketë  mbërritur tashmë  zyrtarisht”

Kështu nis letra e shkrimtarit nobelist gjerman Gunter Grass, drejtuar Ismail Kadaresë  në  vitin 1987 i cili e fton shkrimtarin shqiptar në një  takim letrar në  Amsterdam.  Ky dokument i rrallë  është  pjesë  e letërkëmbimeve dhe dokuementave të  tjera të  rralla të  cilat janë  ekspozuar në  mjediset e shtëpisë  muze Kadare me titull :  “Kadare – Dorëshkrime dhe letërkëmbime të panjohura”

Letra e Gunter Grass dërguar Kadaresë

Kadareja “ndërkombëtar”

Ismail Kadare është  shkrimtari më  i madh shqiptar. Kjo jo vetëm për faktin se vepra e tij qëndron estetikisht dhe konstektualisht në  majën e vlerave letrare shqiptare por se emri i tij u ndërkombëtarizua atëherë  kur Shqipëria po përjetonte diktaturën më  të egër në  të  gjithë  lindjen.

 Në  platenë  e parë  janë  të  ekspozuara dorëshkrimet e dy romaneve të  Kadaresë , “Prilli i thyer“ dhe “Dimri i madh” të  shkruara me dorë  dhe po ashtu të  daktilografuara me shënimet në  qosh të  çdo fjalie.

“Kadareja ka shkruar me shkrim dore çdo libër ” na thotë  shoqëruesja e muzeut, dhe shton se daktilografja e tij besnike ishte bashkëshortja e tij, Helena.

Kjo shpjegon mbase dhe faktin se Helena që  pas martesës me Kadarenë, shkroi dhe botoi pak. Ajo e shpjegon këtë  fakt me idenë  e drojës dhe vetë besimit të  ulët për të  shkruar një  vepër duke e lidhur ekskluzivisht me faktin se çfarë  prodhon letrarisht  partnerja e gjeniut, është  e diskutueshme, duke marrë  si kut matës veprat e të shoqit.

Një  tjetër sektor interesant i ekspozitës shpalos letërkëmbimet e Kadaresë  me regjisorin francez Michel Picoult, i cili entuziast i shkruan Kadaresë  se skenari i tij për filmin “ Gjenerali i ushtrisë  së  vdekur” është  pritur me shumë  entuziasëm. Bashkëpordhimi franko-italian i filmit u shfaq në  kinema në  vitin 1983 dhe në  kuptim të  përgjithshëm ishte dështim, edhe pse rolin kryesor e luante as më  pak as më  shumë  se legjenda e kinematografisë  italiane  Marcello Mastroianni.

Mandej eskpozita pasohet nga letra të  tjera me Ren Travier, shkrimtar dhe filozof shumë  i njohur francez. Me botuesin e anglez, me televizionet franceze e deri me shokët e Komitetit qëndror të  cilët në një letër të shkurtër, i refuzojnë  Kadaresë  vizitën në Londër si të panevojshme.

Në  qëndër të  muzeut mbi disa platforma në  formë  instilacionesh qëndrojnë  çmimet dhe trofetë  e tij. “Oficer  i legjionit të  nderit” dhënë  nga Franca në  vitin 1997. Urdhri “ Naim Frashëri” i artë , trofeu prej qelqi i “ Man International booker prize” e shumë  të  tjera, pjesë  e fondit personal të  shkrimtarit.  

Drejtoresha e muzeut: Letërkëmbimet e Kadarese dëshmojnë përmasën ndërkombëtare të shkrimtarit

Drejtoresha e shtëpive muze Kadare-Agolli, Anisa Ymeri rrëfen për Gazeta “SI” procesin që nga gjetja e këtyre materialeve të rralla e deri të ekspozimi i tyre për publikun.

“Dorëshkrimet e disa prej veprave më të rëndësishme të Kadaresë, të krijuara në vitet kur shkrimtari jetonte në atë që sot është Shtëpia Studio Kadare, gjenden në fondin e këtij muzeu letrar sepse familja dhe vetë shkrimtari, zgjodhën që t’i linin aty, në mjedisin ku edhe u krijuan. Doemos, nuk është korpusi i plotë i dorëshkrimeve por dhjetra dosje shumë të rëndësishme për trashëgiminë tonë kulturore. Befasia ime në këtë rast ishte një tjetër, të zbuloja letërkëmbimin, i cili gjithaq ka qenë aty por nuk ishte shpluhurosur për të kuptuar se çfarë ka brenda atyre dhjetra zarfeve. Ndjeshmëria ime ndaj arkivave ëshë shumë e madhe, sidomos në një muze letrar si ky, doemos që dorëshkrimet janë thelbësore ndaj edhe menjëherë, me stafin e muzeut nisëm të shfletonim se çfarë kishte. Ajo që “zbuluam” ishte më shumë se befasuese. Kuptuam se në ato rafte, për vite me radhë prej themelimit të shtëpisë muze, qëndronin dokumente që kanë peshë të madhe edhe historike, dhe jo vetëm të një historie të letërsisë, por edhe asaj politike” thotë Anisa Ymeri.

Mes shumë dokumtave me vlerë, bie në sy letra e nobelistit  Gunter Grass drejtuar Kadaresë në emër të Akademisë së Berlinit.

“Letra e Nobelisit Grass i cili i shkruan Kadaresë në emër të Akademisë së Arti të Berlinit (themeluar në vitin 1696), është më shumë se sa një letër dërguar një shkrimtari që jetonte në një vend të izoluar, por vepra e të cilit i kishte tejakluar kufijtë. Kjo letër është një dokument me peshë dhe rëndësi të madhe historike, sepse Kadareja ftohej të ishte një zë ndër shumë zëra të botës së letrave dhe mendimit evropian. Atij i kërkohet të jetë zëri i intelektualëve të vendit të tij dhe kjo është shumë”

Nuk është e vetmja letër me peshë, ka edhe të tjera…një pjesë të të cilave ne i kemi ekspozuar, por që të gjitha bashkë na bëjnë të kuptojmë se Ismail Kadare, përmes veprës së tij, kishte arritur të ishte një zë me peshë në elitën e mendimit europian. T’i shihja të gjitha këto, nuk mund të mos më lindte së brendshmi detyrimi për t’i ekspozuar sepse shqiptarët duhet të njohin tani, në mungesë fizike të Kadaresë, përmasat e shkrimtarit të cilin e vlerëson elita intelektuale e botës. Prandaj, këtë Janar, në ditëlindjen e parë të Kadaresë, pa Kadarenë, në mjediset e shtëpisë ku krijoi dhe ku jetoi vitet më të rëndësishme të krijimtarisë së tij, ta sillnim këshu, përmes një dimensioni krejt të panjohur” tregon më tej drejtoresha e Muzeut.

Duke qënë se Kadareja ka qënë  shkrimtar aktiv dhe gjithmonë koherent së paku për fatin e veprës së  tij, duke u kujdesur që  të  botohet e gjitha,  Ymeri rrëfen dhe për rëndësinë  që  ka ky koleksion pak i njohur për publikun.

“Po, Kadareja ia ka vënë vetë pikën veprës së tij të plotë! Ky është fat për lexuesin sepse atë që ai ka vlerësuar se duhet të jetë e botuar, ta botojë. Por kjo është vetëm njëra anë e medaljes, që ndryshe thuhet: ky është vullneti i autorit. Ama pas kësaj, studiuesit, lexuesit apo çdokush, ka të drejtën e tij të shohë një pjesë të procesit të krijimit, i cili është doemos në çdo rast, diçka shumë e pëlqyeshme dhe e domosdoshme për të kuptuar më mirë rrugëtimin e veprës” thotë Ymeri.

Ajo shton se ky koleksion i pazbuluar më parë përbën interes jo vetëm për studiuesit por dhe për dashamirësit e veprës së  Kadaresë dhe zbulon përmasën ndërkombëtare të  shkrimtarit.

Drejtoresha e muzeut Kadare, Anisa Ymeri

“A nuk është fat i madh që lexuesi të shohë fillesat e një libri, siç mund të jetë “Eskili ky humbës i madh”, shënimet e para të të cilit janë hedhur në një bllok, e që mund ta shfletosh? Kjo është e veçanta, kjo është magjia e dorëshkrimeve, ky është misioni i një muzeu letrar si ky apo një shtëpie studio, në të cilën ai ka krijuar. Po e gjitha kjo nuk ndihmon vetëm shuarjen e kurreshtjes apo të shohësh një dorëshkrim, prekje të tilla duan që të nxisin, që të ketë studime apo kërkime për të kuptuar më shumë për procesin e krijimit. Sepse njëra gjë është vepra, dhe krejt tjetër gjë është procesi i krijimit. E për secilin qytetar që dëshiron të kultivohet, të dyja janë njësoj të rëndësishme për të kuptuar thelbin. Prandaj edhe ekzpozimi i dorëshkrimeve, është një akt i domosdoshëm për ta njohur më mirë shkrimtarin dhe NE, kemi detyrimin që t’i hapim këto dritare dialogu mes shkrimtarit dhe veprës së tij, me lexuesin” thotë Ymeri.

Ismail Kadare e krijoi pjesën më të madhe të veprës së tij në kohën kur Shqipëria ishte nën diktaturën enveriste, por kjo nuk e pengoi atë të  kapërcente kufinjtë  e Shqipërisë  duke u kthyer kështu në  një  nga zërat letrar më  të  njohur dhe diskutuar në  Europën e viteve 70 dhe 80. Fakti që  romanet e tij botoheshin rregullisht në  Francë  dhe Angli, flet për përmasën ndërkombëtare që  kishte fituar Kadare.

Ky koleksion i rrallë zbulon dhe rëndësinë  që  ka letërsia e madhe dhe konteksti në  të  cilën është shkruar. Këto veçori e bënë Kadarenë një shkrimtar të njohur në të gjithë botën në një kohë kur Shqipëria diktatoriale ishte dhe nuk ishte pjesë e saj.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë