Kabineti i Sigurisë së Izraelit ka lajmëruar se është arritur një armëpushim me Palestinën pas 11 ditë luftimesh dhe bombardimesh mes të dyja palëve.
Një zyrtar i Hamasit ka konfirmuar se do të ketë një armëpushim me Izraelin i cili do të hyjë fuqi në 02:00 me kohën lokale.
Media izraelite njoftoi se kabineti i sigurisë i Kryeministrit Benjamin Netanyahu e miratoi armëpushimin në bazë të asaj që thuhet se e quajti “qetësi në këmbim të qetësisë”.
Sulmet me raketa nga Hamas dhe Xhihadi Islamik aleatë rinisën pas një pauze tetë orëshe të enjten, 20 maj, ndërsa Izraeli vazhdoi bombardimet për të cilat, tha se kishin për qëllim shkatërrimin e aftësive ushtarake dhe parandalimin e tyre nga konfrontimi i ardhshëm pas konfliktit aktual.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.