Ndërsa talibanët hynë të dielën në kryeqytetin afgan të Kabulit, pedagogët e universitetit mblodhën studentët e tyre femra për lamtumirën e fundit. Duke u thënë vajzave të reja të tronditura “mund të mos takohemi përsëri”, pedagogët, së bashku me gjithë të tjerët, u evakuuan dhe universitetet, së bashku me shkollat, zyrat dhe dyqanet, u mbyllën.
Sidoqoftë, ekziston një biznes që po lulëzon. Në provinca, dyqanet e burkës po rihapen dhe veshjet e trasha dhe blu që mbulojnë trupin e një gruaje nga koka deri te këmbët- simboli shtypës i sundimit të mëparshëm të talebanëve po bëhen një artikull i shtrenjtë, i domosdoshëm. Edhe pse jo për të gjithë.
“Unë jam duke parë shumë gra që nuk kanë përjetuar periudhën e mëparshme talibane që po thonë” ne nuk do ta adoptojmë këtë veshje shtypëse”. Gjithsesi ato janë detyruar ta blejnë sepse ose nuk kanë pasur asnjë ose kanë vetëm një që e ndajnë me motrat e tyre dhe tani e dinë se sido të shkojë, do ju duhet”, thotë Aisha Khurram, e cila ishte Përfaqësuese e Rinisë Afgane në Kombet e Bashkuara.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




