Suedia ende nuk e ka fituar mbështetjen e Turqisë për t’u bashkuar me NATO-n përpara samitit të aleancës ushtarake në Vilnius që do të mbahet muajin e ardhshëm, citohet të ketë thënë të mërkurën presidenti Recep Tayyip Erdoğan.
“Kjo nuk do të thotë se ne do të ndjekim pritshmëritë e Suedisë”, tha Erdogan gjatë një udhëtimi në Azerbajxhan, sipas Bloomberg dhe mediave turke, duke iu referuar shpresave të Stokholmit për t’u bërë anëtare e NATO-s përpara samitit të Vilniusit.
Të nxitur nga lufta e Rusisë ndaj Ukrainës dhe kërcënimi në rritje që vjen nga Moska, Suedia dhe Finlanda kërkuan zyrtarisht t’i bashkohen NATO-s vitin e kaluar.
Por kandidatura e Suedisë nuk është miratuar ende – ndryshe nga ajo e fqinjit të saj lindor.
Turqia ka zvarritur firmosjen e kërkesës së Surdisë, duke përmendur shqetësimin për mbështetjen e Stokholmit për grupet kurde, të cilat Ankaraja i konsideron si entitete terroriste, përfshi këtu Partinë e Punëtorëve të Kurdistanit (PKK), e cila ka ndjekës në Suedi, por është e ndaluar në Turqi.
Në fund të majit, qeveria suedeze tha se kishte përditësuar legjislacionin e saj të brendshëm për terrorizmin duke përfshirë një referencë të fshehtë për PKK-në dhe kishte marrë të gjitha angazhimet e nevojshme për të lehtësuar shqetësimet e Ankarasë – por Erdogan nuk ishte ende i bindur.
“Suedia duhet para së gjithash të zhdukë atë që po bën kjo organizatë terroriste”, tha presidenti turk në fjalën e tij të cituar të mërkurën.
Pranimi i Suedisë dhe Ukrainës në NATO do të diskutohet në samitin e ardhshëm të aleancës, që pritet të mbahet në Vilnius, Lituani më 11-12 korrik.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



