Shkencë

Ka më shumë gjasa ta kthejmë një kuletë të humbur, nëse është plot me para

Personi mesatar është më i ndershëm sesa e mendojmë dhe ka më shumë gjasa ta dorëzojë një kuletë të gjetur,  nëse ka më shumë para brenda. Kjo vjen ndoshta edhe për shkak të altruizmit, por edhe sepse shumica e njerëzve nuk duan ta konsiderojnë veten hajdutë.

Nëse gjen një kuletë pa para dhe nuk e kthen, je thjesht dembel, por kur kuleta ka para, ndihesh sikur po vjedh, thotë Michel Maréchal nga Universiteti i Zyrihut, në Zvicër. Maréchal-it, sëbashku me Alain Cohn nga Universiteti i Miçiganit dhe kolegëve të tyre iu kthyen mbi 17 mijë kuleta “të humbura” në 40 shtete. Secila nga kuletat kishte vetëm një kartëvizitë me detajet te kontaktit të një pronari fiktiv dhe disa kishin një sasi të vogël parash. Sipas  gjetjeve të ekipit, në total, kuletat që kishin para u kthyen në 51 përqind të rasteve,  krahasuar me 40 përqind të atyre pa para.

Në një tjetër eksperiment, ekipi mbushi disa kuleta me një sasi të madhe parash; 94 dollarë amerikanë. Ata u habitën kur zbuluan se ato kuleta kishin edhe më shumë gjasa të dorëzoheshin,  sesa ata që kishin brenda vetëm 13 dollarë. Kuletat pa para u kthyen në 46 përqind të rasteve, krahasuar me 61 përqind të kuletave me pak para dhe 72 përqind e atyre me shumë para.

Lënia e një çelësi në kuletë gjithashtu i rriste gjasat për t’u kthyer. Kjo tregon se ka pak altruizëm në lojë, thotë Maréchal. “Njerëzit shqetësohen për pronarin e kuletës”, thotë ai. Por vëzhgimet e mbajtura nga ekipi tregojnë se njerëzit kanë më shumë gjasa të kthejnë vlera më të larta parash,  për shkak se nuk e pëlqejnë mendimin e vjedhjes.

Raporti i kuletave të kthyera varionte mes vendeve. Njerëzit që jetonin në vende me klimë më të ftohta dhe dimër më të gjatë kishin më shumë gjasa t’i kthenin kuletat, siç ishin edhe ata që jetonin në vende me norma më të larta të edukimit fillor.

Por këto gjetje janë vetëm korrelacione dhe ekipi ende nuk mundet të shpjegojë diferencat. Kur ekipi u kërkoi 299 amerikanëve të gjenin rezultatet e studimit të tyre, zbuluan se njerëzit në përgjithësi parashikonin se,  të tjerët do ta mbanin kuletën nëse kishte më shumë para. Edhe ekonomistët, që u morën nën vëzhgim, bënë parashikime të ngjashme. “Njerëzit kanë këndvështrim pesimist ndaj sjelljes njerëzore, por këto janë gjetje pozitive”, thotë Maréchal.

Por megjithatë,  ai nuk rekomandon të mbani më shumë para në kuletë për të rritur shanset që t’ju kthehet. “Është gjithmonë më mirë të mbash më pak para në kuletë, në rast se nuk të kthehet”, thotë ai.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë