Deputeti i PS-së, Fatmir Xhafaj ka shfaqur rezervat e tij në mbledhjen e Komisionit për Çështjet Ligjore, ku është bërë edhe vlerësimi i veprimtarisë vjetore të KLGJ për 2021.
Xhafaj theksoi gjatë fjalës së tij, se është absurd fakti që në vitin e tretë të funksionit të tij Këshilli ende nuk ka mbyllur rregulloret që i detyron ligji.
“Këshilli nuk është krijuar sot…Janë ca gjëra që duhet të jemi të kujdesshëm kur t’i përfshijnë në dokument. Këshilli ka detyrë një herë në vit të vijë këtu dhe kur ia kërkojmë ne. Ndërkohë ne duam ta ndihmojmë këtë organ qeverisje që ende është në hapat e tij të parë. Krahasuar me Këshillin e Lartë të Prokurorisë, Këshilli i Lartë Gjyqësor mund të themi se ka merita të pakrahasueshme, në krahasim me pritshmëritë ka vend për diskutim. Këshilli ka nevojë për strategji të domosdoshme për të informuar publikun. Sot Këshilli nuk e ka një të tillë. Në vlerësimin tim Këshilli duhet të përmbyllë të gjitha aktet ligjore. Absurde që në vitin e trete të funksionit të tij Këshilli ende nuk ka mbyllur rregulloret që i detyron ligji. Ka ardhur momenti për t’i thënë stop”, tha Xhafaj.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




