Futboll

Juventusit s’i dalin llogaritë me Alegrin, në horizont shfaqet Konte

Gazeta Si – Llogaritë, sipas Andrea Anjelit, do të bëhen në fund, por diçka për momentin duket qartë se nuk shkon. Nuk është e vështirë për t’u kuptuar. ‘Alegri-bis’, – që fillimisht mbylli një sezon pa sukses, me vendin e 4-t, – mund të përfundojë në qershor.

Trajneri toskan do të ketë edhe dy vjet kontratë, por gjasat janë që t’i lirojë vendin një trajneri tjetër. Duhet një trajner i ri, por që edhe në këtë rast do të ishte një rikthim në të kaluarën. Ai është Antonio Konte, njeriu që filloi ciklin tashmë të përfunduar në klubin bardhezi.

Masimiliano Alegri, trajneri i Juventusit. Gazeta Si, 28 tetor 2022

Alegri duhet të arrijë minimalisht vendin e katërt në kampionat, por dështimi në Champions do të thotë një dëm i madh ekonomik për Juventusin aktualisht. Klubi ka shpenzuar jo pak për të forcuar skuadrën, por rezultatet kanë zhgënjyer.

Nëse trajneri aktual fiton trofetë që kanë mbetur në lojë, Ligën e Europës dhe Kupën e Italisë, ndoshta mund të shpëtojë. Kjo mund ta bënte më pak dramatike kontratën prej 7 milionë eurosh që e lidh me Juventusin deri në 2025-ën.

Në anën tjetër, Antonio Konte, në skadencë kontrate me Totenhemin, do të ishte i lumtur të kthehej në Torino, ku do gjente kushtet e herës së parë në stolin bardhezi. Skuadra duhet ribërë pas dy vitesh të dobëta.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë