Gazeta Si – Juventusi mundi 1-0 Fiorentinën në ndeshjen e vlefshme për javën e 22-të të kampionatit të Serisë A. Me këtë fitore bardhezinjtë ngjiten në kuotën e 29 pikëve, duke iu afruar vendit të 7-të që mbahet nga Torino dhe Udineze.
Ndeshjen në ‘Stadium’ e vendosi një gol me kokë i francezit Adrien Rabiot, pas një asisti të bukur të Di Marias në minutën e 34-t. Në pjesën e dytë VAR-i anuloi një gol të Vlahoviç për një pozicion jashtë loje milimetrik.

Pastaj, në fundin e ndeshjes, ishte sërish VAR-i që anuloi golin e barazimit për Fiorentinën. Kastrovili shënoi, por në fillim të aksionit ishte Ranieri në pozicion jashtë loje. Juventusi arrin fitoren e dytë radhazi pas asaj me Salernitanën, ndërsa Fiorentina pëson humbjen e 4-t në 5 ndeshjet e fundit.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




