Futboll

Juventusi rrezikon heqje pikësh dhe gjobë të kripur, peshon ‘karta Ronaldo’

Gazeta Si – Prokuroria e Torinos po analizon dokumentet në lidhje me bilancin e klubit bardhezi për periudhën 2018-2020. Juventusi rrezikon një penalizim në klasifikim dhe një gjobë të majme.

E ashtuquajtura “karta Ronaldo”, që ka lidhje me kontratën e portugezit dhe që sipas Prokurorisë së Torinos është fshehur nga klubi, i ka dhënë një shtysë të fortë operacionit ‘Prisma’. Si në planin penal, ashtu edhe atë sportiv.

Anjeli dhe Kristiano Ronaldo. Gazeta Si, 26 tetor 2022

Nëse janë përfshirë organet disiplinore të futbollit italian, nuk do të shkohet në ndëshkime ekzemplare, si në rastin e ‘Calciopoli’-t. Por Juventusi rrezikon një penalizim pikësh në klasifikimin e kampionatit aktual, përveç një gjobe të kripur.

Hetimi, me shumë mundësi, do t’i takojë edhe drejtësisë sportive. Për këtë arsye Prokuroria e federatës ka në plan të kërkojë kartat. Objektivi është të zbardhet e vërteta e pagave, atyre që nuk janë bërë publike dhe që janë fshehur nga selia e klubit dhe që janë sekuestruar. Një kontratë e padepozituar në Ligë mund të sjellë një gjobë dhe penalizim në renditje.

Mbetet të shihet, nëse vërtet Juventusi e njeh ‘kartën Ronaldo’. Pasi e kanë kërkuar gjatë, hetuesit e kanë gjetur dokumentin që ka të bëjë me portugezin. Prokuroria e Torinos konteston faktin që Juventusi ka një shkresë private, sipas së cilës do t’i paguante CR7 shumën e 19.9 milionë eurove edhe në rast lamtumire. Kjo shifër, sipas akuzës, nuk është futur në bilanc.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë