Futboll

Juventusi pret sot Interin mes kaosit, zbulohet ‘libri i zi’ i Paratiçit

Gazeta Si – Seria A ofon sot më të mirën e saj, derbin e kryeqytetit Roma Lacio, si dhe derbin e Italisë Juventus-Inter. Vëmendja kuptohet që është te derbi i dytë, që Juventusin e gjen në një moment mjaft delikat. Me shumë çështje të hapura.

Eliminimi nga Championsi djeg akoma te torinezët. Margerita Anjeli ka nisur një proces ligjor me fëmijët e saj, ku në lojë është kasaforta e Ferrarit dhe Juventusit. Dhe hetimi ‘Prisma’ vazhdon me kapituj të rinj. Ambient mjaft i trazuar.

Fabio Paratiçi, ish-drejtues i Juventusit. Gazeta Si, 6 nentor 2022

Mes dokumenteve që ka në duar Prokuroria e Torinos është edhe një fletore e gjetur nga ‘Guardia di Finanza’, që ka lidhje me fundin e nontorit 2021. Aty flitet në mënyrë eksplicite për ‘plusvalenca artificiale’.

Një lloj ‘libri i zi’ mbi metodat e Fabio Paratiçit, që sipas hetuesve, ka ndezur reflektorët për llogaritë e Juves nga 2019-a në 2021-shin (mes të jetuarve janë Juventusi, Anjeli, Nedved, Arrivabene dhe Paratiçi, ish-drejtues klubi, tani te Totenhemiam). Në fletore janë mbajtur shënime nga Federiko Kerubini, në atë kohë krahu i djathtë i Paratiçit.

Në fletore ka shënime mbi punën e Paratiçit, me të cilën Kerubini duket se nuk është dakord. Të paktën kështu del nga një bisedë e përgjuar me Bertolan, ish-drejtues. Kerubini i tregon atij se ka folur me Paratiçin mbi nevojën e një ndryshimi të strategjisë, për të pasur plusvalenca të shëndosha dhe jo fiktive.

Për prokurorët është një indicje e rëndësishme për mënyrën si punonte Juventusi dhe mund të shërbejë për konfirmimin e një sistemi të sëmurë për të rregulluar bilancet. Por ndoshta mund të jenë dhe shënime të thjeshta të Kerubinit për atë që duhej ndryshuar.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë