Gazeta Si – Fitorja e 5-të radhazi për Juventusin. Bardhezinjtë kanë fituar në transfertën e Veronës, falë një goli të Kean, por shumë polemika ka krijuar një episod në pjesën e dytë, ku Danilo ka bërë edhe rolin e portierit.
Juventusi ka marrë një trepikësh me shumë vlera në fushën e Veronës, që e ngjit në 4-shen e parë të Serisë A, në zonën e Championsit. Ishte një ndeshje e hapur, me Veronën që luajti fort, por hasi vështirësi për të gjetur rrugën e rrjetës.
Danilo dijo "cambio de portero", todo legal. pic.twitter.com/0j5zfM5BOp
— Pobega ❤🖤 (@FandePobega) November 10, 2022
Pas një pjese të parë të ekuilibruar, ndeshja u vendos nga Kean në minutën e 61-të, pas pasimit të Rabiot. Verona, që pësoi humbjen e radhës, kontestoi fort për një prekje të dukshme të topit me dorë nga Danilo.
Arbitri Di Belo dha një penallti pas një kontakti Bonuçi-Verdi, por VAR-i e anuloi. Në shtesë u ndëshkua me karton të kuq Aleks Sandro.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




