GazetaSi – Të tjera halle në klubin e Juventusit, ku njëra çështje duket se pasohet nga një tjetër. Sipas ‘Gazzetta dello Sport’, Kristiano Ronaldo ka bërë hapa ligjorë dhe duket i vendosur për të çuar klubin bardhezi në gjyq për 19.9 milionë eurot që nuk i ka marrë ende.
Bëhet fjalë për shumën që lidhet me manovrat e pagave nga ana e klubit torinez në kohën e Covid-it. Portugezi, që kishte kërkuar aktet e hetimit nga Prokuroria e Torinos, nuk ka gjetur gjatë këtyre muajve, ndryshe nga Dibala, një akord ekonomik me Juventusin.

Kristiano Ronaldo luajti 3 sezone me fanellën e Juventusit. Prej dy sezonesh ai është ylli i arabëve të Al-Nasr.
Çështja tjetër, për të cilën klubi italian do të shkojë në gjykatë, është ajo e mbrojtësit Leonardo Bonuçi. Lojtari ka kaluar në Gjermani, tek Union Berlin, por ka llogari të hapura me ish-ekipin. Bonuçi kërkon dëmshpërblim nga klubi i Juventusit për prishje të imazhit.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




