Futboll

Juventusi në sulm për Brojën, emri i duhur për të zëvendësuar Vlahoviç dhe Milik

Nga Gazeta Si- Mesfusha e Juventusit mbetet ende një repart në ndërtim, por idetë duket se janë të qarta për blerjet që duhen. Cristiano Giuntoli po punon për të kompletuar dhe shfryrë pozitcionet me shumë lojtarë në skuadrën e Juventusit.

“Ne duhet të zgjidhim çështjen e Chiesas dhe të gjejmë një ose dy sulmues krahu, qendërmbrojtës dhe lojtarin e gjithanshëm në mesfushë. Pastaj është alternativa ndaj Vllahoviçit në qendër të sulmit,” – këto janë kërkesat e bardhezinjve për të ringritur ekipin për këtë sezon.

Siç raporton Gazzetta dello sport, Milik është një alternative e vlefshme, por po vuan dëmtimin që pati para europianit dhe kjo po e komplikon verën e tij e nisur nga opsionet që ndodhen aktualisht në këtë merkato vere, i kanë sjellë në mendje bardhezinjve sulmuesin e kombëtares shqiptare dhe të Chelsea, Armando Brojën. Dëshira e Juventusit do të ishte të përfitonte ng shpërbimet e sulmuesit tonë në formë huazimi, por Chelsea  ka ndërmend këtë herë që ta shesë përgjithmonë duke refuzuar disa oferta të ngjashme me këtë të Juventusit. Gjithsesi, deri në këto momente edhe përfliten për shifra deri në 27 milion euro për Brojën, duke se blutë e Londrës nuk janë të kënaqur dhe po presin të marrin diçka më tepër. Kjo është ajo që i jep shpresë Giuntolit, i cili do të donte një huazim me të drejtë blerje për sulmuesin kuqezi.

Broja do të ishte një zgjedhje ideale, pasi do të plotësonte edhe hapësirën e mbetur bosh që e plotësojnë ekstrakomunitarët, pra lojtarët jo europian, ku përfshihen edhe ata me pasaportë angleze si Armando Broja. Dy vendet e tjera aktualisht janë të zëna nga Adzic dhe Douglas Luiz. Broja do të konsiderohej nga Thiago Mota, për nga karakteristikat e tij, edhe si një zëvendësues ideal i Vlahovicit.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë