Gazeta Si – Juventusi është në pritje të analizave të dyta të Pol Pogba, për të vendosur më pas për të ardhmen e mesfushorit francez, i pezulluar për doping disa ditë më parë. Klubi bardhezi ndërkohë ka menduar edhe për planin B, nëse rezultatet dalin keq.
Nëse Pogba do të rezultojë sërish pozitiv, atëherë tarjnerit Masimiliano Alegri i duhet një zëvendësues në merkaton e janarit. Për këtë lojtar kërkimet kanë filluar. Emri kryesor në listën e Xhuntolit është Pierr-Emil Hojbjerg i Totenhemit dhe Danimarkës, sipas ‘La Gazzetta dello Sport’.

Futbollisti danez, më parë pjesë e disa skuadrave të njohura europiane, si Bajern Mynih, Shalke 04 dhe Sautghempton, është një element me shumë eksperiencë. Mesfushori 28-vjeçar shihet si një alternativë e mirë për Juventusin. Gjatë verës për këtë lojtar pati një interesim edhe nga Mançester Junajtid.
Për momentin nuk mund të flitet për detaje konkrete, sepse Hojberg aktualisht është vetëm dëshira kryesore e klubit italian. Danezi ka kontratë me Totenhemin dhe mbetet të shihet si do të shkojnë bisedimet, gjithmonë nëse do të konfirmohet pezullimi i Pol Pogba.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




