Gazeta Si – Juventusi është vënë në kërkim të lojtarëve për sezonin e ri, ku synon që të rikthehet fuqishëm në kampionat në dhe kupat e Europës. Siaps asaj që bën me dije ‘Sky Sport’, klubi bardhezi ka pasur kontakte gjatë ditëve të fundit me njerëz të afërt të Angel Di Marias, futbollistit të njohur argjentinas.
Sulmuesit anësor të PSG-së i përfundon kontrata në qershor. Juventusi e sheh një si një mundësi dhe mund t’i ofrojë një kontratë prë një ose dy sezone. Vetë Di Maria e ka bërë të qartë se dëshiron ta përfundojë karrierën në Argjentinë. Ai është një lojtar me shumë përvojë, që ka fituar tituj me skuadrat ku ka luajtur, ndaj dhe Juventusit do t’i shërbente një element i tillë, sidomos në Europë.

Një temë e nxehtë te Juventusi është edhe ajo e trajnerit. Ditët e fundit po qarkullojnë zëra për një rikthim të mundshëm të Antonio Kontes, ndërsa Alegri mund të shkojë në Francë për të drejtuar PSG-në.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




