Pas vendimeve të drejtësisë sportive italiane, Juventusi pritet të marrë goditjen e radhës nga UEFA.
Qeveria e futbollit evropian po përgatit masën ndëshkimore ndaj klubit bardhezi në kuadër të hetimeve të hapura në dhjetor për mashtrim me bilancet dhe thyerje të rregullave të “Fair Play-it Financiar”.
Sikurse shkruan këtë të diel “Corriere dello Sport”, vendimi përfundimtar mund të merret në ditët e para të javës.
Ky vendim me shumë mundësi do të jetë mungesë për një vit në Kupat e Evropës për “Zonjën e Vjetër”.
Bardhezinjtë do të mbesin jashtë Ligës së Konferencës, me kushtin që të mos paraqesin ankesë në CAS, për të mos rrezikuar pjesëmarrjen në Ligën e Kampionëve në sezonin 2024/2025. /Telegraf
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




