Gazeta Si – Juventusi nuk gabon në ndeshjen hapëse të kampionatit. Skuadra e trajnerit Alegri mundi 3-0 Sasuolon në ‘Stadium’, duke bindur në lojë dhe rezultat.
Protagonist i mbrëmjes ishte Angel Di Maria, autor i golit që zhbllokoi rezultatin në minutën e 26-të. Një gjuajtje e ‘pistë’ e argjentinasit për golin e parë me fanellën e Juventusit.

Para pushimit të ndeshjes Vlahoviç realizoi golin e dytë me penallti, ndërsa në minutën e 51-të serbi firmosi dopietën e tij, pas asistit të Di Marias.
Sinjale pozitive nga Juventusi, që tregoi nivel të kënaqshëm loje në startin e kampionatit. Lajmi i keq për trajnerin Alegri ishte dëmtimi i Di Marias. Argjentinasi la fushën dhe sot do të mësohet saktësisht për shkallën e dëmtimit.
Pas ndeshjes, trajneri Alegri vlerësoi skuadrën në tërësi, por veçoi mbrojtësin Bremer si ndër më të mirët te Juventusi.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.