Asnjë rikthim tek Real Madrid e as një kalim i praruar tek Psg. Cristiano Ronaldo mbetet ende tek Juventus deri në 2022, kohë kur përfundon kontrata natyrale e portugezit, pastaj, do të diskutohet nëse do të arrihet një akord për rinovimin. Kampioni portugez është i lumtur në bardhezi e edhe menaxheri i tij i fuqishëm, Jorge Mendes, shumë i kujdesshëm në dinamikat që qarkullojnë rreth të asistuarit të tij, për momentin nuk ka ndërmend ta heqë dorë nga kampionët e Italisë.
Me pak fjalë, do të diskutohet vetëm më vonë për rinovimin, sepse për CR7 stimujt janë ende e objektivi për të rikthyer Champions League në Torino e josh. Në 5 shkurt, Ronaldo do të mbushë 36 vjec, por një lojtar me eksperiencën e tij ndërkombëtare mund të shërbejë, e shumë madje, për qëllimet e bardhezinjve.
Shoqëria piemonteze prej kohësh ka zgjedhur rrugën e rinovimit e freskimit, por, duke parë performancat e Ronaldos e atë cfarë po bën Ibrahimovic për Milan, dicka po ndryshon në këtë drejtim edhe në Torino. Përzierja e duhur e të rinjve e lojtarëve me eksperiencë mund të jetë vendimtare. Kjo mbetet për tu parë sepse, ndërkohë, Juventus e Cristiano do të vazhdojnë përpara bashkë.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




