Juventus nuk ka ndërmend të mbyllë aspak kapitullin e Calciopolit. Pyetjes precize të një aksionisti në lidhje me zhvillimet e një çështje që zgjat tashmë prej më shumë se 14 vjetësh, klubi i është përgjigjur: “Kemi ndërmarrë gjatë viteve të gjithë veprimet në mbrojtje të shoqërisë për të marrë atë që duhej. Jemi në pritje të fiksimit të ankimimit në Gjykatën Administrative Rajonale që së fundmi ia kemi propozuar përmes vendimit të organeve të drejtësisë sportive e Komitetit Olimpik Italian (CONI). Çdo tentativë për të marrë titujt kampion të hequr do të bëhet nga Shoqëria”.
Një betejë e pafund, ajo e luftuar nga klubi bardhezi. Akti i fundit, për sa i përket drejtësisë sportive, ishte vendimi i Kolegjit të Garancisë së Coni-t, që e ka deklaruar të papranueshme kërkesën e bërë nga Juve. Kjo dispozitë ndoqi në fakt atë të Kolegjit të Garancisë e CONI-t e ato të Gjykatës e Trupës së Apelit Federal Kombëtar të FIGC.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




