Nga njëra anë ministri Spadafora e në tjetrën presidenti i Figc, Gravina. Takimi i dyfishtë i krerëve të lartë të sportit e futbollit që ka si objektiv, të kuptojë si të përballet me çështjen e Juventus-Napoli. “Protokolli do të rishikohet”, njoftoi zëvendës-ministri i Shëndetësisë, Pierpaolo Sileri. Mesazhi është i qartë: protokolli shëndetësor, i cili deri më tani ka bërë të mundur përfundimin e një kampionati midis qershorit dhe korrikut dhe fillimin e një tjetri, është konsideruar i vjetër e i kaluar.
Ndërkohë, futbolli është rreshtuar kundër vendimit të ASL (Autoriteteve Sanitare Lokale) për të bllokuar Napolin në prag të nisjes drejt Torinos. Një betejë që është bërë tashmë e ashpër. Por ministri Spadafora ka përsëritur atë që është shkruar në dokumente, ose më saktë: “Autoriteteve Sanitare Lokale i kërkohet një përgjegjësi e qartë e një veprim vigjilues”. Asl-ve i takon, të respektojë një ndalim transferte kur situata është e tillë. Për shembull kur është në fuqi një lockdown rajonal ose kur rastet janë shumë e terapitë intensive plot.
“Qeveria” e topit, nga ana e tij shpjegon se është hedhur poshtë një protokoll i vleftësuar nga CTS. Një precedent, në këtë sens, është ai i Crotone-Milan me Asl e Milanos që kishte tentuar të ngrinte dyshime. E gjitha ishte zgjidhur me një telefonatë me Lega Calcio.
Tani gjithçka do të përfundojë përballë një Kolegjiumi Garancie në Coni (Komiteti Olimpik Italian) që përfaqëson gradën e fundit të Gjykatës Sportive. Në fund është edhe kapitulli datë, nëse ndeshje do të duhet të rikuperohet: e vetmja mundësi është në 13 janar 2021 që futet mes 4 ditëve të Inter -Juve e 8 të Superkupës Juve-Napoli.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




