Futboll

Juventus kontakton Lille për Zhegrovën

Nga Gazeta Si – Sulmuesi i krahut që luan për dardanët ka një vit kontratë te francezët që duan mes 15-20 milionë euro për ta lënë të lirë.

Ai është emri më i ri për të djathtën e Juventus. Orët e fundit janë vendosur kontaktet e para me përfaqësuesit e Edon Zhegrovës.

Lojtarin që me fanellën e Lille u aktivizua ndaj “Zonjës së Vjetër” në edicionin e fundit të Champions League.

Një paraqitje e mirë atëherë duke dribluar shpesh Juan Cabal dhe autor i asistit për golin e Jonathan David, edhe ai i transferuar në parametra zero nga klubi francez te bardhezinjtë.

Në vitin e fundit kontratës, Zhegrova nuk ka rinovuar dhe po kërkon një aventurë të re në karrierë.

Olympique Marseille nuk ja doli të mbyllte marrëveshjen me Lille, një javë më parë. Paga e Zhegrovës kalon shifrën e 1 milionë eurove, plotësisht e përballueshme nga Juventus.

Napoli dhe Atalanta gjithashtu janë interesuar në kohë të ndryshme për sulmuesin dardan, emri i të cilit ra disi në hije pas dëmtimit të fundit në fazën e dytë të Ligue 1.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë