Nga Gazeta Si – Nga objektiv konkret për mesfushën e Milan në lojtarin e dëshiruar për
Juventusin. E ardhmja e Granit Xhakës nuk është vendosur ende. Fillimisht
një kandidat i fortë në merkaton hyrëse të Milan, Granit Xhaka pa që emri i
tij të dalë në plan të dytë pasi kuqezinjtë dhe Tare u investuan për Ricci-n,
të cilin e zyrtarizuan pak orë më parë. Ndërsa tani po diskutojnë për
marrjen e dardanit tjetër Jashari. Në këtë moment provon të përfitojë
Juventus që pasi kuptoi se nuk mund të shpenzojë 60-70 milionë për
Sandro Tonali-n, po kërkon pista të reja për mesfushën. Igor Tudor do të
kënaqej edhe me Frattesi-n por së fundi ka hedhur shikimin nga Granit
Xhaka.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



