Futboll

Juventus fiton për të 15-ën herë Kupën e Italisë, zbutet zhgënjimi i sezonit

Nga Gazeta Si- Historia përsëritet, ashtu si në vitin 2021, Juventusi fiton në finale përballë Atalantës për të ngritur trofeun e Kupës së Italisë, në edicionin e saj të 77-të. Në stadiumin “Olimpico” të Romës u zhvillua ndeshja finale e Kupës së Italisë mes Atalantës, skuadrës surprizë në këtë edicion edhe në Europë, dhe Juventusit.

Bardherzinjtë e mbyllën këtë edicion krejtësisht të dështuar për objektivat e tyre me një trofe të paktën ndryshe nga viti i shkuar dhe një pjesëmarrje në Champions League vitin e ardhshëm.

Që në minutën e 4-të, një asist perfekt i Cambiasos u shfrytëzua shumë mirë nga Vlahoviç për të zhbllokuar takimin, i cili mbetet në shifrat 0-1 deri në përfundim të 45 minutave. Në pjesën e dytë, të dyja skuadrat u përpoqën të ndryshonin diçka por pa sukses.

Në minutën e 73-të Vlahovic shënoi një tjetër gol që më pas u anulua nga sistemi VAR duke mbyllur 90 minutëshin me rezultatin e pjesës së parë në favor të tyre duke e ngritur kupën për herë të 15-të, ndërkohë që Masimiliano Alegri është trajneri i vetëm që e fiton këtë trofe për herë të pestë në karrierë, duke lënë pas Sven Goran Erikson dhe Antonio Conten të cilët e kanë fituar nga 4 herë.

Gjithsesi Atalanta edhe pse mbetet me vetëm një Kupë Italie në Histori, atë të vitit 1963, do të ketë shansin më 22 maj në Dublin të luaj finale e Europa League, përballë skuadrës së pathyeshme të Europës, Bayer Leverkusenit.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë