Futboll

Juriç do Kumbullën te Torino, por Roma ka kërkesa të larta

Gazeta Si – Kur u pyet për të ardhmen e Marash Kumbullës në Tiranë, Zhoze Mourinjo tha se ai do të qëndrojë te Roma. Por situata në kohë merkatoje ndryshojnë dhe mbrojtësi kuqezi mund të bashkohet me ish-trajnerin e tij, Ivan Juriç.

Trajneri kroat kërkon të forcojë mbrojtjen e Torinos dhe mendon se këtë gjë mund ta bëjë me Kumbullën. Juriç është ai që e lançoi shqiptarin në futbollin e madh, duke e aktivizuar titullar në moshë të re te Verona.

Marash Kumbulla në “Air Albania”. Gazeta Si, 13 qershor 2022

Kumbulla në fakt nuk ka pasur një aktivizim të rregullt me Mourinjon te Roma. Ndoshta Juriç kërkon të përfitojë nga kjo situatë. Lajmi bëhet i ditur nga “Corriere dello Sport”.

Kumbulla është për momentin një objektiv kryesor i Torinos. Por, për të arritur një marrëveshje duhet marrë si pëlqimi i lojtarit, ashtu edhe i Romës.

Trajneri Ivan Juriç. Gazeta Si, 13 qershor 2022

Dhe klubi kryeqytetas nuk dëshiron ta lërë Kumbullën të lirë pa 20 milionë euro. Në këtë situatë, Juriç e ka të vështirë për të marrë ish-lojtarin e tij. Roma mbetet, të paktën aktualisht, vetëm një dëshirë e kroatit.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë