Nga Gazeta 'Si' - Erjon Mekaj është zyrtarisht deputet i Partisë Socialiste. KQZ i dha mandatin e deputetit, pas dorëheqjes së Jurgis Çyrbes.
KQZ mori vendimin një ditë pas kryeparlamentarja, Elisa Spiropali shpalli vakancën në Kuvend.
Deputeti Erjon Meka ka qenë në listat e Partisë Socialiste në zgjedhjet e 2021.
Jurgis Çyrbja u dorëhoq nga mandati vetëm pak disa pasi u paraqit në Prokurorinë e Posaçme, por sipas ish-deputetit, kjo nuk kishte lidhje me vendimin e tij.
Ai ka deklaruar se nuk ka asnjë shqetësim të natyrës ligjore, por që ka nevojë të kujdeset për shëndetin.
Jurgis Çyrbja u paraqit sërish në SPAK një ditë pasi dorëzoi mandatin dhe u mor i pandehur për “shpërdorim detyre”.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.