Futboll

Jurgen Klop i habitur me merkaton e Çelsit: Nuk e kuptoj si ka mundësi!

Gazeta Si – Edhe Jurgen Klop ka komentuar me një lloj habie shifrat astronomike të shpenzuara nga Çelsi në merkaton e dimrit.

“Nuk do të them asgjë pa avokatin tim, – ka bërë shaka trajneri i Liverpulit në konferencë shtypi. – Nuk e kuptoj si ka mundësi, por nuk më takon mua të shpjegoj si funksionojnë gjërat. Nuk e kuptoj këtë pjesë të biznesit, por sigurisht janë shifra të mëdha. Janë të gjithë lojtarë shumë të mirë, kështu që komplimente atyre”.

Trajneri Klop duke folur ne konference shtypi. Gazeta Si, 3 shkurt 2023

Londinezët kanë bërë fushatën e blerjeve më faraonike të historisë, duke kapur shifrën 327 milionë euro, më shumë se sa kanë shpenzuar klubet e Serisë A, Bundesligës, Ligës dhe Ligue1 të gjithë bashkë. Vetëm për Enco Fernandez u shpenzuan 120 milionë euro, duke e bërë atë lojtarin, për të cilin është paguar më shumë në Premier Ligë.

Argjentinasit i shtohen edhe blerjet e Mudrik, Badiashile, Madueke, Gusto (vjen në verë), Santos dhe Fofana, si dhe huazimi i Zhoao Feliks. Klop në anën tjetër është mjaftuar vetëm me 40 milionë eurot e shpenzuara për Kodi Gakpo.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë