Gazeta Si – Ndeshja e parë e Premier Ligës ishte një makth për Mançester Junajtid. E dyta edhe më keq. Skuadra e trajnerit Erik ten Hag u mund 4-0 në fushën e Brentfordit të Tomas Strakoshës, edhe këtë herë në stol.
‘Djajtë e kuq” fusin ujë nga të gjitha anët, më shumë nga koka se nga këmbët. Brentfordi jo vetëm fitoi thellë, por luajti më mirë dhe vrapoi më shumë.

Mançester Junajtid nuk kishte asnjë ide në fushë, as Kristiano Ronaldo, i cili luajti titullar. Dukej si një skuadër e lodhur, e mesit të tabelës. Të hënën vjen sfida me Liverpulin, që rrezikon të shkatërrojë plotësisht projektin e ri.
Nëse ky është Junajtid i vërtetë, atëherë trajneri ten Hag është vërtet në telashe. Skuadra e tij pësoi 4 gola që në pjesën e parë dhe nuk mundi të jepte asnjë shenjë jete. Dy ndeshjet e para të kampionatit kanë treguar defekte të mëdha.
As Ronaldo nuk shërbeu këtë herë. Ai preku vetëm një top në zonë, duke e kthyer atë në rastin më të mirë për Mançester Junajtid.
Tomas Strakosha, portieri i Kombëtares, edhe këtë herë qëndroi në stol gjithë kohën. Gjithsesi, ai e shijoi fitoren e skuadrës së tij ndaj një emri të madh si Mançester Junajtid. Portieri kuqezi ende nuk ka debutuar me fanellën e Brentfordit.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




