Futboll

Junajdit nxjerr jashtë ekipit Sançon për arsye disipline, vë në shënjestër Kvaratskhelian

Gazeta Si – Mançester Junajtid ka bërë të ditur se ka një problem disiplinor për Xhedon Sanço. Me anë të një komunikate zyrtare klubi anglez ka bërë të qartë situatën e sulmuesit të blerë nga Borusia Dortmund.

“Lojtari, – shkruhet në njoftimin e Mançester Junajtid, – po vazhdon një program stërvitjeje personal, jashtë grupit të skuadrës së parë, në pritje të zgjidhjes së një problemi disiplinor”.

Shtypi britanik ndërkohë bën me dije se ‘Djajtë e kuq’ kanë fiksuar tashmë edhe lojtarin që do të zëvendësonte Sançon dhe ai është gjeorgjiani Khviça Kvaratskhelia. Mançester Junajtid po monitoron lojtarin e Napolit, për të bërë ofertën në momentin e parë të parshtatshëm.

Kohët e fundit Mançester Junajdit ka pasur jo pak probleme me lojtarë të caktuar, mes tyre edhe Kristiano Ronaldo.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë