Filma

Julia Roberts mbush 50 vjeç: Filmat më të bukur me aktoren amerikane

Julia Roberts sot feston ditëlindjen, një aktore që shenjoi një epokë dhe që na bëri të dashurohemi me interpretimet e saj të shkëlqyera

Nga Gazeta Si - Ikona e kinemasë e lindur më 28 tetor 1967, Julia Roberts ka shenjuar historinë e kinemasë me interpretimet e saj madhështore. Personazhet, stili, batutat e saj kanë hyrë në imagjinatën kolektive të secilit prej nesh. Nga Pretty Woman deri te serialet e saj televizive në Amazon Prime, aftësitë e saj të aktrimit na kanë “rrëmbyer” për shumë vite.

Por le të kujtojmë disa nga filmat e saj më të paharrueshëm!

Steel Magnolias (1989)

Një kryevepër dramatike-sentimentale që na bën të qajmë.

Këtu ajo luan Shelby, një vajzë që jeton në qytetin e vogël të Chinquapin Parish në Luiziana dhe që vendos të ketë një fëmijë pavarësisht se vuan nga diabeti i rëndë.

Në histori shfaqen gjashtë femra, klientët më besnike të sallonit të bukurisë Shelby, të cilat e ngjyrosin filmin me historitë e tyre.

Për të njohur Julia Roberts duhet ta keni parë këtë film. Përgatitni shamitë!

Pretty Woman

Nuk mund ta mohojmë: kur flasim për Julia Roberts, të gjithë mendojmë për filmin e vitit 1990 “Pretty Woman”. Protagonistja Vivian Ward është një prostitutë, e cila me ndihmën e një tabele rrugore takon biznesmenin Eduard Lewis. Duke filluar të ndjekë atë, ajo e gjen veten të katapultuar në një botë që nuk i përket asaj, në gjithë luksin e Eduardit shumë të pasur. Një klasike e kinemasë romantike, Roberts tregon të gjitha talentet e saj, mbi të gjitha bukurinë, duke i përzier me një guxim të paparë dhe një sensualitet të veçantë.

My Best Friend’s Wedding

Një film që bëri të rrahin zemrat e brezave të tërë spektatorësh.

Julianne Potter, një kritike ushqimi njëzet e shtatëvjeçare, e cila në kolegj arriti një marrëveshje me mikun e saj më të mirë Michael O'Neal (luajtur nga Dermot Mulroney): nëse asnjëri prej tyre nuk do të ishte martuar ende në ditëlindjen e tyre të njëzet e tetë, atëherë ata do të ishin martuar me njëri-tjetrin. Por tri javë para ditëlindjes së saj, Michael do ta telefonojë për t’i thënë se disa ditë më vonë do të marrë në altar Kimmy, një studente 20-vjeçare nga një familje e pasur. Çfarë do të bëjë Julianne?

Nothing Hill

Në këtë film kult, Roberts luan Anna Scott, një yll filmi që hyn në librarinë Notting Hill të protagonistit William Thacker (luajtur nga Hugh Grant). Pas një sërë fatkeqësish, do të lindë një histori dashurie pasionante mes tyre. Julia Roberts luan një nga personazhet e saj më bindës.

Monna Lisa Smile

Julia Roberts është Katherine Ann Watson, një profesoreshë tridhjetëvjeçare e historisë së artit, e cila vjen për të dhënë mësim në shkollën prestigjioze të vajzave në Wellesley. Megjithatë, konvikti i ngulit vajzat me vlerat e nënës klasike/gruas shtëpiake.

Përkundër valës, Katherine do të vendosë t’u ofrojë vajzave këndvështrime të reja me ndihmën e artit, por duke e bërë këtë ajo do t’i antagonizojë të gjithë.

Protagonistja do të duhet të përballet me të gjitha kategoritë e mundshme dhe të imagjinueshme të vajzave, duke u përballur me të gjitha historitë e tyre dhe do t’u mësojë se gjëja më e rëndësishme është respekti për veten e tyre.

Eat Pray Love

Pas divorcit, Elizabeta do të vendosë të shkojë larg.

Fillimisht do të ndalet në Itali ku do të njohë kënaqësitë e stomakut duke e braktisur veten në traditën e kuzhinës; Pastaj në Indi, ku do të mësojë të meditojë dhe të zbulojë faljen përmes lutjes; më në fund ajo do të shkojë në Indonezi dhe këtu do të fillojë një histori e re dashurie që do ta lejojë atë të rilindë së bashku me Felipen.

Duhet parë nëse doni të gjeni veten, të vlerësoni kënaqësitë e jetës dhe të mësoni ta njihni veten në thellësi.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë