Në natën e katërt të festivalit, surpriza arriti më në fund: Lorenzo Jovanotti bëri një duet në festival me Gianni Morandi-n, me të cilin interpretoi këngën “Apri tutte le porte”.
Të gjithë u çuan në këmbë për të kërcyer me ta, e njëjta energji, e njëjta forcë, e njëjta dëshirë për t’u dëfryer, ndërsa kanë në historinë e këngës italiane disa këngë tejet të suksesshme: Nga “Occhi di ragazza” tek “Penso Positivo”, apo “Un mondo d’amore” dhe “Ragazzo fortunato”.
Bashkëprezantuesja e mbrëmjes me Amadeus ishte aktorja Maria Chiara Giannetta, e njohur për rolin e saj në Don Matteo dhe për serialin e fundit të Netflix “Blanca”.
Pas spektaklit të së premtes, Mahmood dhe Blanco vazhdojnë të kryesojnë renditjen provizore të Festivalit, ndërsa Gianni Morandi kaloi në vendin e dytë, duke e mbyllur Elisa në vendin e tretë.
E shtuna do të jetë nata e pestë dhe e fundit e Festivalit. Amadeus në moderim do të shoqërohet nga aktorja Sabrina Ferilli.
Klasifikimi i përgjithshëm pas mbrëmjes së katërt të Sanremo 2022, Mahmood dhe Blanco janë ende të parët, Gianni Morandi i dyti, Elisa e treta.
Klasifikimi i përgjithshëm:
Mahmood e Blanco – Brividi
Gianni Morandi – Apri tutte le porte
Elisa – O forse sei tu
Irama – Ovunque sarai
Sangiovanni – Farfalle
Emma – Ogni volta è così
La rappresentante di lista – Ciao ciao
Massimo Ranieri – Lettera di là dal mare
Fabrizio Moro – Sei tu
Michele Bravi – Inverno dei fiori
Achille Lauro – Domenica
Matteo Romano – Virale
Dargen D’Amico – Dove si balla
Aka7even – Perfetta così
Noemi – Ti amo non lo so dire
Ditonellapiaga e Rettore- Chimica
Iva Zanicchi – Voglio amarti
Giovanni Truppi – Tuo padre, mia madre, Lucia
Rkomi – Insuperabile
Le Vibrazioni – Tantissimo
Yuman – Ora e qui
Highsnob e Hu – Abbi cura di te
Giusy Ferreri – Miele
Ana Mena – Duecentomila ore
Tananai – Sesso occasionale
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.