Në bordin e “Wood Brothers Racing”, Josh Berry kryesoi 16 xhirot e fundit në “Las Vegas Motor Speedway” për fitoren e parë në karrierën në “NASCAR Cup Series”. Ndërsa për “Wood Brothers Racing” ishte fitorja numër 101 në nivelin më të lartë. Në vitin 2020, Berry fitoi garën e dytë në “Xfinity Series” në të njëjtën pistë. Ai ka qënë mes 5 të parëve gjithmonë, por një fitore në Las Vegas kërkon edhe pak fat. Ai pati pak karburant në serbator dhe iu desh të kursente akoma më shumë në njoftimin e fundit, 25 xhiro nga finishi.

Ai rezistoi në pistë dhe u fut në bokse pak sekonda pas Daniel Suarez. Të dy zhvilluan një betejë të gjatë përkrah njëri-tjetrit por Berry triumfoi me një diferencë prej 1.358 sekondash nga piloti i “Trackhouse No.99”. Mirëpo nuk ishte kaq e thjeshtë dhe Josh Berry kaloi disa peripeci si humbja e gomës që e detyroi të kthehej në pit stop në xhiron e 172. Ndër pretendentët në fillimin e garës ishin Kyle Larson, William Byron dhe Austin Cindric. Christopher Bell që kërkonte fitoren e 4 rradhazi pati probleme teknike dhe e mbylli garën në vendin e 12.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.