Nga Gazeta Si – Tani që 6 herë Kampioni njoftoi tërheqjen nga garimi me kohë të plotë në fundin e këtij viti, mund të shohim disa nga statistikat që ai prodhoi në karrierën e tij.
Jonathan Rea (Pata Maxus Yamaha) është ndër rekordmbajtësit në “MOTUL FIM Superbike World Championship”.
Fitore të shumta, tituj gjithashtu, podium dhe xhiro të shpejta si pakkush tjetër.
4 raundet e mbetura mund të shtojnë të tjera, por numri #65 ka numra për të cilët do të mbahet mend gjithmonë.
36.345 – Rea përshkoi 36.345 km në “WorldSBK”, më shumë se kushdo tjetër. E thënë ndryshe 4000 km më pak se një xhiro e plotë rreth Botës.
8035 – Numri #65 përshkoi 8035 xhiro në “WorldSBK” (përfshi garën e Hungarisë)
6336.5 – Rea ka fituar më shumë se 6300 pikë në “WorldSBK”. Rivali më i afërt është Troy Corser që fitoi 4021.5 pikë. Sa ju përket pilotëve që garojnë në 2025, Toprak Razgatlioglu (ROKiT BMW Motorrad WorldSBK Team) është ndjekësi më i afërt me 3273; i pesti në klasifikimin e të gjitha kohërave.
2013 – Nga më shumë 8000 xhirot e përshkuara, ai kryesoi në më shumë se 2000 prej tyre.

500 – Në garën e parë në “Donington Park” në vitin 2022, Rea realizoi podiumin e 500 për Kawasaki-n. Ai fitoi edhe të 450-in për ta.
459 – Rea startoi 459gara në “WorldSBK”, më shumë se çdo pilot tjetër.
403 – Ai fitoi pike në 403 nga 459 garat që mori pjesë.
264 – Rea u ngjti në podium në 264 nga 459 gara ose në 57.51% prej tyre. Në 26.37% të 1001 garave që u zhvilluan në “WorldSBK”.
119 – Irlandezoveriori është piloti i vetëm që ka më shumë se 1 shekull fitore në “WorldSBK”, 119. Ai realizoi 15 fitore me Honda-n dhe 104 me Kaëasaki-n.
104 – Ai rregjistroi 104 xhiro të shpejta. I vetmi pilot me shifra trefishe, 43 më shumë se ndjekësi më i afërt, Razgatlioglu.
44/51 – Rea ka vendosur 44 “pole position” në “WorldSBK”. 7 më pak se Tom Sykes, 51.
14-01-08 – Për të konfirmuar jetëgjatësinë e tij në kompeticion, koha mes fitores së parë dhe të fundit nga Rea është 14 vite, 1 muaj dhe 8 ditë – duke thyer rekordin e 12 viteve dhe 11 muajve që vendosi Noriyuki Haga.
18 – Rea garoi në 18 shtete dhe fitoi në 15 prej tyre.
6 – Rea ka fituar 6 tituj kampionë në “WorldSBK”, rradhazi mes viteve 2015 -2020. Të gjithë në bordin e Kawasaki-t.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



