Muzike

Johnny Depp, këngë kushtuar gjyqit me Amber Heard

Nga Gazeta Si – Johnny Depp shkroi një këngë për gjyqin e gjatë dhe super mediatik për shpifje kundër ish-bashkëshortes Amber Heard. Kështu raporton “The Guardian”. Kënga do të publikohet më 15 korrik dhe do të jetë pjesë e albumit “18”, të cilin aktori e ka regjistruar me kitaristin britanik, Jeff Beck.

Kënga e parë në album, “This is a Song for Miss Hedy Lamarr”, është shkruar gjithashtu nga ylli i Hollivudit. “Isha i mahnitur, – tha Beck për këngën. – Kjo këngë është një nga arsyet pse i kërkova të bënte një album me mua”.

Meloditë duket se zbulojnë se si Depp mund të jetë ndier gjatë gjyqit që ekspozoi jetën e trazuar bashkëshortore të çiftit.

Aktori iu bashkua kitaristit, në një sërë datash turneu në të gjithë Mbretërinë e Bashkuar në qershor. Pas dy këngëve të Johnny, pjesët e mbetura të albumit janë këngët e kopertinës, duke përfshirë “Caroline, No” nga Brian Wilson e Beach Boys dhe “Venus and Furs” të Lou Reed nga Velvet Underground.

Jashtë karrierës së tij të aktrimit, Depp ka një histori të gjatë në muzikë. Së fundmi, ai njoftoi se do të shkojë në turne verën e ardhshme me supergrupin e tij rock “Hollywood Vampires”, i cili përbëhet nga Depp, Joe Perry, Alice Cooper dhe Tommy Henriksen.

Procesi

Disa javë më parë, pas disa ditësh në seanca gjyqësore, shtatë anëtarët e jurisë njoftuan se kishin arritur një vendim përfundimtar unanim në çështjen Depp vs Heard.

Dhe përfundimi i tyre ishte se kishte pasur shpifje. Paditësi fitoi dhe për këtë arsye ka të drejtë për 10.35 milionë dollarë dëmshpërblim (kundër 50 që kishte kërkuar). Gjatë njoftimit, vështrimi i Amber Heard me kokë poshtë dhe e qara që mezi po e mbante u përplas me brohoritjet e turmës që prisnin jashtë ndërtesës pro Johnny Depp.

Juria kishte vendosur që Amber Heard duhej të paguante 15 milionë dollarë: 10 për akuzat që rezultuan të pabaza plus 5 të të ashtuquajturave “dëmtime ndëshkuese”. Por nga llogaritja përfundimtare u reduktua në 10.35 milionë.

Marrë nga Il Corriere della Sera, përshtati në shqip Gazeta Si


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë