Futboll

Johan Neskens, “xholi” i futbollit total që dinte të bënte gjithçka!

Kur flet për Johanin e botës së futbollit, të gjithë qeshin dhe kujtojnë shkëlqimin dhe klasin e Krojfit, lojtarit simbol të futbollit total, të Holandës së mrekullueshme të 1974-ës dhe Ajaksit të Rinus Mishels. Të shumtë janë edhe ata që mund të flasin për Crojfin, por emrit Johan i bashkojnë edhe një interpretues të mrekullueshëm të futbollit total, Johan Neskens.

Johani tjetër, apo siç u pëlqente spanjollëve, “Johan Segundo”. Një futbollist universal, i aftë të ndërtonte një karrierë që ka mbetur në memorie edhe nën hijen e Profetit (Krojfit). Jo me atë klas si Krojfi, por efikas në çdo rol që ka mbuluar në karrierë. Ishte krahu i djathtë i Johan Krojfit.

Neskens dhe Krojf tek Ajaksi. Gazeta Si, 19 shtator 2021

“Xholi” i futbollit total
“Xholi i futbollit total”, një emërtim i rëndësishëm për një futbollist që e ka nisur karrierën si mbrojtës. Ndryshimin e parë të pzocionit e bëri në vitin 1970, falë trajnerit të atëhershëm të Ajaksit, Rinus Mishels, i cili vendosi të besonte shumë te djaloshi 19-vjeçar. Atlet, inteligjencë taktike, vrapim, Mishels kutpoi se Neskens mund të bënte mirë si mbrojtës, por më shumë si mesfushor.

Një digë inteligjente në mes të fushës për të mbuluar shpatullat e mbrojtësve dhe sulmuesve. Një truprojë e Krojfit. Rezultati? Ajaksi fitoi të parën nga tre Kupat e Kampionëve radhazi. Vitin tjetër Mishels shkoi te Barcelona, trajneri i ri Kovaks gjithashtu besoi shumë te Neskens dhe në fund të sezonit Ajaksi fitoi Kupën e Kampionëve dhe kampionatin. Kështu ndodhi edhe një vit më pas.

Neskens dhe Krojf te Barcelona. Gazeta Si, 19 shtator 2021

Ndryshimi i vërtetë erdhi në sezonin 1973-1974, kur Krojfi vendosi të linte Ajaksin dhe të shkonte te Barcelona, te maestro Mishels. Një boshllëk i madh te “Topçionjtë”, që nuk mundën të përsërisnin suksesin në kampionat dhe kupë. Trajneri ndryshoi dhe në stol u ul holandezi Knobel, i cili vendosi të shtynnte përpara rrezen e aksionit të Neskens, që nga mesfushor i tërhequr, u bë praktikisht një sulmues. Rezultati? Shënuesi më i mirë i Ajaksit, me 14 gola. Jo keq për dikë që e ka nisur si mbrojtës.

“Johan Segundo” te Barcelona
Në vitin e fundit Neskens vendosi të ndiqte ish-shokun e skuadrës, Krojfin, dhe shkoi te Barcelona. Dhe pas pak kohësh bëri për vete tifozët katalanas me mënyrën e qëndrimit në fushë. Ata e pagëzuan “Johan Segundo” (Johani i dytë), sepse i pari ishte Profeti. Me Barcelonën Neskens fitoi një Kupë të Spanjës dhe një Kupë Kupash, pa mundur të fitonte Kupën e Kampionëve si me Ajaksin.

Neskens shenon me panllti ne finalen ndaj Gjermanise, ne 1974. Gazeta Si, 19 shtator 2021

Por inteligjenca taktike e Neskensit i mahniti të gjithë, ashtu si dhe pjekuria e tij si futbollist. Një nga titullarët kryesorë të Holandës, Neskens shënoi me penallti golin e avantazhit ndaj Gjermanisë në finalen e Kupës së Botës në 1974-ën. Mbante fanellën me numër 13, 14-a ishte e Profetit. Një hap pas Krojfit, në shenjë të respektit dhe devocionit.
Përgatiti: Fatjon Rupi


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë