Gazeta Si – Presidenti amerikan Joe Biden e quajti homologun e tij rus Vladimir Putin një “bir ku*** të çmendur” gjatë një ngjarjeje për mbledhjen e fondeve publike në Kaliforni.
“Ne kemi një bir k*rve të çmendur si Putini dhe të tjerë dhe duhet gjithnjë të shqetësohemi për një luftë nukleare, por kërcënimi ekzistencial për njerëzimin është klima”, tha Biden.
Eventi u zhvillua në San Francisko dhe u ndoq nga një grup i vogël gazetarësh. Gjuha e fortë e Bidenit pason raste të tjera, në të cilat ai e quajti presidentin rus, i cili urdhëroi pushtimin e Ukrainës në vitin 2022, “kasap” dhe “kriminel lufte”.
Biden akuzoi më pas edhe rivalin e tij Donald Trump se ka folur për vdekjen e Aleksei Nalvanit dhe nuk ka fajësuar Vladimir Putin.
“Trump as që mund ta dënojë. Është skandaloze, – tha ai. – Po na tërheq në të kaluarën, nuk po na çon drejt së ardhmes. Ne jemi në anën e së vërtetës dhe do ta mposhtim atë dhe gënjeshtrat e tij”, shtoi ai.
Biden shtoi se Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të shpallin një paketë sanksionesh të reja të ashpra kundër Rusisë të premten lidhur me vdekjen në burg të liderit të opozitës Alexei Navalni.
Në përgjithësi, presidenti tenton të dalë jashtë linjave në fjalimet e tij në publik, ndërsa në disa raste nuk mungojnë edhe gafat e çuditshme nga ana e tij. Ai më parë fajësoi Partinë Republikane dhe Izraelin për bombardimin e Rripit të Gazës.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




