Futboll

Jo vetëm Tirana-Beshiktash, të gjitha sfidat e tjera europiane. Vetëm Kosova me 3 ekipe

Gazeta Si – Janë 7 skuadrat shqiptare që vazhdojnë rrugëtimin europian, që të gjitha në turin e dytë të Ligës së Konferencës, pasi as Partizani, as Ballkani dhe as Struga nuk mundën të avanconin në Ligën e Kampionëve.

Që të tria këto skuadra janë eliminuar, por kanë edhe një shans, pasi kanë zbritur naë Ligën e Konferencës, ku rivalët janë më të lehtë në letër. Partizani ndeshet me Inter Eskaldes të Andorrës, Ballkani me iralndezët e Larne dhe Struga me malazezët e Buduçnostit.

Mes të gjitha sfidave europiane për skuadrat shqiptare spikat pa dyshim Tirana-Beshiktash. Pas atij kaulifikimi të madh në Gjeorgji ndaj Dinamo Batumit, nënkampionët e Shqipërisë përballen me ekipin e njohur turk. Ndeshja e parë luhet në Turqi javën e ardhshme.

Dukagjini feston kualifikimin ne turin e dyte. Gazeta Si, 21 korrik 2023

Kosova vazhdon me 3 skuadra në Europë, ku përveç Ballkanit dhe Dukagjinit që u kualifikua në turin e dytë dhe tani përballet me Rijekën, merr pjesë edhe Drita. Kjo e fundit luan direkt në turin e dytë të Ligës së Konferencës, ku do të ndeshet me çekët e Viktoria Plzen.

Skuadrat shqiptare që dolën menjëherë nga kompeticionet europiane janë Vllaznia, Egnatia, Shkëndija e Tetovës dhe Gjilani.

Turi 2-të eliminator i Ligës së Konferencës
Beshiktash-Tirana
Atletik Club Eskaldes-Partizani
Ballkani-Larne
Rijeka-Dukagjini
Viktoria Plzen-Drita
Struga-Buduçnost
Shkupi-Levski


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë