Gezeta Si – Të enjten në mbrëmje Berat Gjimshiti la fushën i dëmtuar në ndeshjen ndaj Sportingut të Lisbonës. Një ditë më pas e njëjta gjë ndodhi edhe me mbrojtësin tjetër titullar të Kombëtares, Ardian Ismajli.
Ai nuk mundi të mbyllte ndeshjen e Empolit ndaj Udinezes në kampionat për shkak të një problemi fizik. Ismajli sapo ishte kthyer nga dëmtimi dhe tani e ka shqetësuar jo pak trajnerin e kuqezinjve, Silvinjo, i cili sot do të dalë në konferencë shtypi.
Si Gjimshiti, ashtu edhe Ismajli, janë në listën e brazilianit, por gjithçka varet nga gjendja e këtyre lojtarëve deri më 12 tetor, kur luhet ndeshja vendimtare kualifikuese e Euro 2024 me Çekinë në ‘Air Albania’.
Stafi i Kombëtares mbetet me shpresën që të dy këta lojtarë t’ia dalin, qoftë edhe duke sakrifikuar në këtë sfidë përcaktuese. Në skuadër qendërmbrojtës të tjerë janë Mihaj, Ajeti dhe Veseli.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.