Futboll

Jo vetëm financat, Egnatia po shkruan historinë falë goditjeve të zgjuara në merkato

Gazeta Si – Financat në futboll janë shumë të rëndësishme, por nuk janë gjithçka. Egnatia e këtij sezoni, me financa të mira, po i habit të gjithë me ecurinë pozitive, madje në të dy kompeticionet, kampionat dhe Kupë. Një rast i veçantë, që një skuadër që ka luajtur kryesisht në nivele inferiore, të shfaqaet kaq e konsoliduar dhe kompetitive në dy gara.

Drejtuesit e Egnatias në fakt kanë goditur në shenjë me afrimet që kanë bërë. Ata kanë bërë lëvizje inteligjente në merkato, pa u bazuar shumë tek emrat e mëdhenj. Koha u ka dhënë plotësisht të drejtë, përderisa janë të tretët në kampionat dhe në finale të Kupës së Shqipërisë.

Redi Kasa ne aksion gjate ndeshjes Egnatia-Vllaznia. Gazeta Si, 11 maj 2023

Më 1 qershor, në ‘Air Albania’ mund të fitojnë trofeun e Kupës, shkojnë aty si të barabartë ndaj Tiranës së madhe. Rrogozhinasit janë pa dyshim skuadra më në formë. Përveç disa emrave të njohur, si Memolla, Malota, Musta, Atanda e Qarri, Egnatia ka sjellë në futbollin shqiptar lojtarë që po impresionojnë. Dy mbi të gjithë, sulmuesit Duamena dhe Kasa.

Këta lojtarë kanë marrë gjithë vëmendjen me golat dhe lojën e tyre. Janë pikë referimi tek Egnatia, dy nga blerjet me të goditura të sezonit në Superiore. Pa dyshim që edhe lojtarët e tjerë kanë rezultuar blerje pozitive te rrogozhinasit, të cilët po e shfrytëzojnë në mënyrën më të mirë garancinë financiare që kanë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë