Ne jetojmë të rrethuar nga koronaviruset, ishim edhe para Covid-19 dhe do të vazhdojmë të jemi pasi të përfundojë. Kjo familje e viruseve është shumë e përhapur te kafshët dhe për këtë arsye nuk është e pazakontë të biesh në kontakt me një nga viruset e saj. Diçka tepër e rrezikshme tek kjo familje virusesh qëndron në aftësinë e tyre për të ndryshuar dhe për të kaluar nga njëra specie në tjetër duke infektuar njerëzit siç ndodhi me viruset Sars, Mers dhe Covid-19.
Një hulumtim i fundit i botuar në faqen shkencore “medRxiv” tregon se llojet e koronaviruseve që kemi parë deri më tani janë thjesht maja e ajsbergut.
Bazuar në literaturën shkencore, studiuesit Peter Daszak dhe Lin Fa Wang kanë studiuar shpërndarjen e 23 llojeve të lakuriqëve të natës të njohur ndryshe si “rezervuari i koronaviruseve”. Më pas, autorët llogaritën shpërndarjen e tyre dhe rezultoi se rreth 478,000 njerëz janë potencialisht të ekspozuar ndaj viruseve të lidhura me këto kafshë.
Daszak deklaroi se analiza identifikon përfundimisht vendet në planet ku ka më shumë gjasa të dalë koronavirusi tjetër i ngjashëm me atë që shkaktoi Sars ose Covid-19. Sipas ekspertit britanik, pritet të jenë vendet e Lindjes së Mesme dhe harta do të ndihmojë në zvogëlimin e rrezikut të pandemive të reja sepse do të lejojë, nga njëra anë, të përqendrojë mbikëqyrjen e shpërthimeve të reja dhe nga ana tjetër të korrigjojë sjelljet e rrezikshme në komunitetet më të ekspozuara.
Epidemiologu i Universitetit të Torontos, David Fisman, thotë se modeli i studimit të përdorur nga Daszak dhe kolegët është i dobët. Sipas atij nuk ka mundësi te kemi kaq shumë specie infektive dhe të mos i kishim parë.
Eksperti thotë se suksesi i koronaviruseve, si dhe arsyeja që ne kemi mësuar t’i kemi frikë është sepse mund t ëndryshojnë gjithë kohës dhe mbi këtë fakt duhet të ketë studime.
Burimi: La Repubblica/ Përshtati: Gazeta “Si”
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



