Para

Jo të gjithë e kanë marrë pagën e luftës, tatimet kërkesë bizneseve të aplikojnë

Tonin Preçi kreu i Sindikatës së Call Centerave ka qenë punonjës në një nga call centerat me emër që operon në kryeqytet.

“Unë dhe disa kolegë të tjerë jemi shkakruar me pretekstin e krizës së shkaktuar nga pandemia. Nuk ka qenë e drejtë sepse ne ishim shërbim klienti, nuk punonim për kontrata që mund të jenë pezulluar për shkak të krizës. Call centerat kanë abuzuar me krizën, megjithatë ne nuk kemi përfituar as pagë lufte. Nuk mund të them nëse kompanitë kanë aplikuar ose jo, nuk kam fakte për këtë, por ne nuk kemi marrë pagë lufte edhe pse na takonte”- shprehet Preçi.

Më herët kryeministri do të deklaronte se ata biznese që nuk aplikojnë për punonjëist e larguar nga puna për të marrë pagën e luftës, do të gjobiten. Urdhër i cili u quajt absurd dhe u këndërshtua nga biznesi, megjithatë tatimet deri më tani nuk publikuar ndonjë shifër për ndonjë gjobë të mundshme për bizneset e mëdha që nuk kanë aplikuar për të përfituar punonjësit pagën e luftës.

Por. administrata tatimore ka nisur një fushatë telefonatash tek bizneset që janë të kualifikuara si përfituese të pagës 40 mijë lekë të akorduar nga qeveria për të përballuar krizën e shkaktuar nga COVID-19.

Sipas tatimeve, po telefonohet çdo drejtues subjekti, në bazë të nipt-it për të verifikuar se cili prej tyre e ka marrë pagën e luftës, kush nuk ka aplikuar apo cilat kanë qenë problematikat që kanë hasur. Sipas vendimit të fundit të qeverisë, çdo subjekt që nuk aplikon për këtë pagesë për punonjësit e tij, do të gjobitet në masën 50 mijë lekë.

Aplikimet  për bonusin mbështetës prej 40 mijë lekësh u çelën më 21 prill dhe pas kësaj faze, pritet të ketë një fazë tjetër për trajtimin e ankesave të atyre, që janë refuzuar. Nga kjo paketë përfitojnë subjektet me të ardhura vjetore mbi 14 milionë lekë, që kanë mbyllur aktivitetet me urdhër të Ministrisë së Shëndetësisë; ish-te punësuarit në subjektet që janë lejuar të kryejnë aktivitetet, të cilët janë larguar nga puna nga data e hyrjes në fuqi të këtyre urdhrave deri në datën 10 prill 2020; të punësuarit në subjektet me të ardhura vjetore deri në 14 milionë lekë, që janë lejuar të kryejnë aktivitete dhe kanë qenë në punë deri në datën e hyrjes në fuqi të urdhrave të ministrit të Shëndetësisë.

Gjithashtu, përfitues do të jenë edhe punonjësit e subjekteve, persona fizikë ose juridikë, që ushtrojnë aktivitetin si struktura akomoduese, të cilët figurojnë në listëpagesa deri në datën e urdhrave të ministrit të Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale. Qeveria ka parashikuar që në total përfitues të jenë 176 mijë punonjës, dhe efektet financiare llogariten në 7 miliardë lekë.

 Kjo është paketa e dytë financiare për të lehtësuar dëmet ndaj bizneseve, të shkaktuara nga COVID-19.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë