Futboll

“Jo Ibra, por Muriqi i Lazios, zgjodha ekipin më të mirë të Romës”

Dita e prezantimit për Vedat Muriqin, sulmuesin e përfaqësueses së Kosovës , duke i bërë gjërat të qarta: “Jam në një nga klubet më të rëndësishëm në Itali e në klubin e parë të kryeqytetit, dua të jem i madh saç është Lazio”. Ish-sulmuesi i Fenerbahce është futur menjëherë në klimën derbi: “Të gjithë lojtarët duan të luajnë, është një ndeshje e rëndësishme, jam vërtetë i joshur nga ideja e mezi pres ta përjetoj në fushë”. Komplimente edhe për Immobile: “Është një ëndërr të mund të luaj me të e të vesh të njëjtën fanellë me të. E di që mund të mësoj shumë nga ai, do të bëj sa kam mundësi për ta asistuar e ti lejoj të bëjë gola”.

I mbiquajtur Ibrahimovic i Kosovës, 26 vjeçari ka ndalur menjëherë krahasimet: “Nëse ëndërroj të jem edhe Ibra i Lazios? Jo, do të jem Vedat Muriqi i Lazios. Do jap maksimumin për trajnerin, për këtë klub të madh e tifozët. Ka ndryshime me Turqinë. Qëllimi im i parë është të ndihmoj ekipit të shkojë te goli. Kur mbërrita, mora shumë mesazhe nga tifozët, i sigurova ata për angazhimin tim”.

I mbërritur për shumën e 18 milionë euro plus bonus enë përfundim të një “tratative shumë të lodhshme e të gjatë”, shpjegoi Drejtori Sportiv Igli Tare, “Vedati kompleton një repart shumë të fortë që duhet të përballojë tre kompeticione të vështira. Blerja e tij do të jetë e rëndësishme për të arritur objektivat tonë këtë vit”.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë