Keshilla

Jetesa në fshat e mban mendjen në formë tek të moshuarit

Jetesa  në periferi ruan fuqitë njohëse të njerëzve, ndërsa ata  plaken.  Ky është zbulimi i një studimi të ri, i cili ka analizuar për 10 vjet më shumë se 6500 njerëz, që jetojnë në Britani. Ky studim ka zbuluar se ka degradim më të ngadaltë mendor tek ata që jetojnë në fshatra dhe lagje rurale.

Shkencëtarët besojnë se mungesa e ndotjes, një stil jete më aktiv dhe zhurmat e reduktuara kontribuojnë në këtë trend.

Botuar në Perspektivat e Shëndetit Mjedisor, studimi ka ndjekur pjesëmarrësit të plakeshin mes moshës 56 dhe 68 vjeçare, duke i nënshtruar ata në një seri testesh njohëse në tre intervale, që preknin arsyetimin e tyre verbal dhe matematikor, rrjedhshmërinë verbale, kujtesën afatshkurtër si edhe rënien e këtyre funksioneve.

Pas një dekade, rënia e aftësive njohëse tek banorët e fshatrave ishte me një mesatare prej 4.6 përlqnd më pak se te banorët urbanë.

“Ka prova se rreziku i demencës dhe degradimi i aftësive njohëse mund të preket nga ekspozimi ndaj rreziqeve mjedisore që lidhen me urbanizimin, si ndotja e ajrit dhe zhurmat, si edhe stili i jetës, që ka të bëjë me stresin dhe sjelljen sedentare”, ka thënë Carmen de Keijzer, e cila ka udhëhequr studimin në institutin për Shëndet Global në Barcelonë.

“Në kontrast me këtë, jetesa në hapësira të gjelbra propozohet  për të rritur aktivitetin fizik dhe mbështetjen sociale, reduktuar stresin dhe zvogëluar ekspozimin ndaj ndotjes së ajrit dhe zhurmave”.

Fakte të reja kanë treguar përfitime edhe mes fëmijëve, megjithatë kërkimi tek të moshuarit ka qenë skars dhe ka nxjerrë rezultate jo konsistente. Rezultatet në studimin e ri tregonin se lidhja mes jetesës rurale dhe degradimit  më të ngadaltë  njohës,   ishte më e fortë të gratë sesa te burrat.

Numri i  njerëzve mbi 60 vjeç në botë pritet të dyfishohet mes viteve 2015-2050 dhe numri i rasteve të demencës parashikohet të rritet me të njëjtin hap, në të gjithë botën.

Payam Dadvand, një tjetër studiues ka thënë: “Nëse konfirmohen nga studime të mëvonshme, rezultatet tona mund të sigurojnë prova për implementimin e ndërhyrjeve të shënjestruara që synojnë të ngadalësojnë degradimit njohës  tek të moshuarit që banojnë në zona urbane duke përmirësuar kështu cilësinë e jetës së tyre.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë