Muzike

Jeta private e këngëtares Adele, sekretet e dashurive të saj

Nga Gazeta Si – Etapat në jetën e dashurisë së kantautores britanike, Adele e cila prej një viti është çift me agjentin sportiv, Rich Paul.

“Mr. 21”

“Didn’t I give it all? Tried my best”, këndon Adele në këngën prekëse “Take It All”, një këngë për një histori dashurie që po shkatërrohet. Ai me të ashtuquajturin “Mr. 21” konkretisht, njeriu me të cilin këngëtarja u takua në 2009/2010, u riemërua nga fansat sepse ai frymëzoi këngët e albumit “21” (2011), fituesi i Grammy (teoria më e zakonshme është se ky është fotografi Alex Sturrock, por asnjë konfirmim i identitetit të tij të vërtetë nuk ka mbërritur ndonjëherë). “Ai ishte shpirti im binjak – thoshte Adele për të – Ne kishim gjithçka, në të gjitha nivelet. Ne mbaronim fjalitë e njëri-tjetrit dhe ai mund të tregonte se si ndihesha duke më parë në sy. Ne i donim të njëjtat gjëra dhe i urrenim të njëjtat gjëra”. Nga marrëdhënia me “Mr. 21” (i përmendur edhe në “Turning Tables”, “Someone Like You” e “Rumor Has It”, kantautorja britanike e cila sot mbush 34 vjeç, ka mësuar shumë: “Duket e drejtë se personi që deri tani kishte ndikim më të madh tek unë meriton një njohje të vogël – tha ajo për Vogue në 2012. – Unë mund të bëj gjëra që nuk e imagjinoja kurrë se mund t’i bëja. Nëse nuk do ta kisha takuar, mendoj se do të isha ende ajo vajza e vogël që isha kur isha tetëmbëdhjetë vjeç. Dhe pjesa më e mirë është se tani e di se çfarë dua për veten time”.

Takimi me Simon Konecki

Falë “21” Adele u bë një yll i njohur i muzikës dhe në vitin 2011 – falë një miku të përbashkët, Ed Sheeran, – ajo u takua me sipërmarrësin Simon Konecki. Çifti – që dolën bashkë për herë të parë në Florida në vitin 2012 – kanë qenë gjithmonë tejet të rezervuar për lidhjen deri në njoftimin, në qershor të të njëjtit vit, për shtatzëninë e Adelës.

Lindja e Anxhelos dhe martesa

Angelo Adkins lindi më 19 tetor 2012, fëmija i parë për Adele, i dyti për Simon (i cili kishte tashmë një vajzë nga martesa e tij e mëparshme me stilisten Clary Fisher). Më vonë – në vitin 2018 – çifti u martua, megjithëse tashmë në vitin 2017 kantautorja e kishte përcaktuar veten si “e martuar” (“Po përpiqesha të kujtoja se si u ndjeva në fillim të marrëdhënies që frymëzoi këtë këngë – tha ajo nga skena e një koncerti në Australi – Një ndjenjë që kur e ndjen për herë të parë është ndjenja më e mirë që mund të të ndodhë në tokë dhe nga e cila jam bërë e varur. Por padyshim është një ndjenjë që nuk do të mund ta provoj më, pasi jam e martuar tani”).

Divorci

“Unë kam qenë e fiksuar me idenë e një familjeje gjatë gjithë jetës sime, sepse nuk e kisha një të tillë. Që në moshë të vogël i kisha premtuar vetes që kur të kisha fëmijë, do të rrinim bashkë. Dhe u përpoqa, për një kohë vërtet të gjatë”. Në vitin 2019, vetëm një vit pas martesës së tyre, Adele dhe Simon vendosën të divorcoheshin. Ylli, i intervistuar në vitin 2021 nga Oprah Winfrey, shpjegoi se ndihej e “turpëruar” nga divorci:  “Unë e marr martesën shumë seriozisht dhe pothuajse duket sikur nuk ju kam respektuar duke u martuar dhe më pas duke u divorcuar kaq shpejt”. Fundi i martesës e frymëzoi kantautoren me albumin e ri “30”, të publikuar në nëntor të vitit të kaluar.

Një dashuri e re

Sot Adele ka gjetur qetësinë pranë një dashurie të re, agjentit sportiv Rich Paul, me të cilin është çift prej rreth një viti. Kur në shkurtin e kaluar këngëtarja u shfaq me një unazë të ndezur në gishtin e unazës, në tapetin e kuq të Brit Awards, menjëherë u përfol për një martesë të re të mundshme. Me pak fjalë, thashethemet kanë vërshuar, por deri më tani nuk kanë mbërritur as konfirmime dhe as mohime. Fansat janë duke pritur.

Marrë nga Il Corriere della Sera, përshtati në shqip Gazeta Si


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë