Investitorët po bëhen gati për një ndryshim regjimi në tregjet botërore pasi banka Qendrore e Japonisë, BQJ, po i afrohet shembjes së politikës monetare që ka ndjekur prej dekadash, duke kthyer në shtëpi paratë e saj.
BQJ pati përmbytur sistemin e vet financiar me para të lirë dhe interesa të ulëta e ktheu monedhën e saj në mjetin ideal të financimit dhe dërgoi triliona dollarë para japoneze jashtë shtetit në kërkim të kthimeve më të mira.
Tashmë është vendi i fundit në garën globale për të rritur normat, por me inflacionin japonez në nivelet më të larta të disa dekadave, jeni japonez është forcuar në mënyrë të qëndrueshme.
Kjo do të thotë që menaxherët e portofoleve duhet të faktorizojnë një jen më të fortë në përzgjedhjen globale të aksioneve, ashtu siç nuk e kanë bërë prej vitesh, me disa që madje parashikojnë bashkime dhe blerje ndërsa tregu japonez rritet.
“Kërcënimi për rivlerësim të tregjeve japoneze sjell norma më të larta dhe një jen më të fortë. Është një treg që është nënvlerësuar prej vitesh e vitesh dhe u kthye në një ‘kurth’ vlerash”, tha kreu i fondit Carmignac, Frederic Leroux.
Jeni është rritur më shumë se 11% nga nivelet më të ulëta prej 30 vitesh kundrejt dollarit.
Kazuo Ueda, i cili përfundoi takimin e tij të parë dy-ditor si shef i BQJ-së të premten, ka theksuar nevojën për politikë monetare ultra të lirshme, por gjithashtu ka sinjalizuar mundësinë e rritjes së normave për të zbutur inflacionin. Të tjerë prisnin që më shumë para të largoheshin nga tregjet kryesore të tiujve, që më herët ofronin yield-e shumë më të mira se kolegët japonezë, ndërsa pritjet për një ndryshim të politikës po rriten.
“Ne jemi gati të shohim një riatdhesim të aseteve përsëri në Japoni, dhe numrat janë vërtet mjaft të mëdhenj,” tha Sam Perry, një menaxher i lartë investimesh në Pictet Asset Management. “Ky ndryshim mund të jetë vërtet mjaft dramatik.”
Vetëm siguruesit dhe fondet e pensioneve të Japonisë mbajnë 1.84 trilion dollarë aktive të huaja, llogarit Deutsche Bank, më e madhe se ekonomia e Koresë së Jugut.
Investitorët japonezë janë mbajtësit më të mëdhenj jashtë shtetit të thesarit të SHBA-së.
Efekti domino
Me inflacionin japonez në nivelin më të lartë në katër dekada, duke përjashtuar energjinë, BoJ mund të marrë në konsideratë përfundimin e politikës së kontrollit të kurbës së yield-eve (YCC) – përmes së cilës i mban normat afatgjata të interesit jashtëzakonisht të ulëta duke blerë bono qeveritare japoneze (JGB).
Disa vëzhgues të tregut mendojnë se kjo mund të ndodhë edhe këtë javë.
“Normalizimi i politikës mund të kthejë kohën prapa për investitorët japonezë”, thanë në një shënim strategët e Deutsche Bank. “Ky është një ndryshim i regjimit një herë në një shekull.”
Ekonomistët e Citi kanë vendosur një objektiv për jenin japonez prej 125 për 1 dollar, krahasuar me 134 tani, por gjithashtu presin që monedha të forcohet më tej nga ky objektiv me kalimin e kohës.
Perspektivat e një rritjeje të shpenzimeve konsumatore në Japoni, ku deflacioni i dekadave ka ndikuar që njerëzit të kursejnë para dhe të presin që produktet të bëhen edhe më të lira, po ngjallin interes në një treg të aksioneve të lënë pas dore prej kohësh.
Leroux i Carmignac tha se për shkak të plakjes së popullsisë së Japonisë dhe mungesës së punëtorëve, rikthimi i fundit i inflacionit mund të rrisë pagat dhe rrjedhimisht konsumin.
Një jen më i fortë do të rriste fuqinë e familjeve për të blerë mallra të importuara, shtoi ai, të gjitha duke u kombinuar për të nxitur potencialisht ekonominë.
Burimi: Reuters/ Përshtati: Gazeta ‘Si’
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




