Jay-Z është gati të bëjë një investim spektakolar në botën e futbollit. Synimi i tij është blerja e një klubi në Premier League, kampionati më popullor në botë. 54-vjeçari nuk është vetëm një nga reperët më të njohur në glob, por edhe biznesmen i zoti. Asetet e tij aktualisht vlejnë 2 miliardë dollarë.
Sipas raportimeve të fundit në Angli dhe SHBA, miliarderi John Textor po bën të pamundur për të blerë klubin e Evertonit dhe Jay-Z pritet të jetë një nga bashkëpronarët e ftuar në biznes. Biznesmeni 58-vjeçar ka kontaktuar disa partnerë për të mundësuar këtë mega-operacion dhe Jay-Z deri tani ka shprehur interes për t’u bërë pjesë e grupit të përbashkët investitor.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.